Ish-emisari i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka thënë se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është fajtor për situatën në veri.
Madje, Grenell ka dhënë edhe një propozim për Sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken.
“Dhuna e fundit në Kosovë, është e papranueshme. Albin Kurti vazhdon aksionet e tij unilaterale në veri, duke shkelur marrëveshjet ndërkombëtare. Antoni Blinken duhet të kërkojë: Kurti të lirojë të burgosurit serbë dhe të përmbahet nga arrestimi i protestuesve paqësore dhe…”, thuhet ndër të tjerash në cicërimin e Grenell.
Kujtojmë se Grenell përcjell vazhdimisht zhvillimet në Kosovë, teksa mbetet një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Kurtit, madje duke kërkuar shpeshherë që edhe të largohet.