image Grenell: Kurti dhe Osmani të zgjedhin datën e zgjedhjeve dhe të formojnë Asociacionin

Politikë

Grenell: Kurti dhe Osmani të zgjedhin datën e zgjedhjeve dhe të formojnë Asociacionin

news image

Ish-i dërguari i presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka theksuar se pasi Serbia reduktoi numrin e trupave të saj përgjatë vijës kufitare me Kosovën, tani është radha e autoriteteve të Prishtinës që të përcaktojnë datën e mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat në veri.

Grenell, pas takimit me ministrin serb të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, deklaroi se ka dëgjuar drejtpërdrejt nga Vuçeviqi këtë mëngjes se Serbia mirëpret praninë e më shumë trupave të NATO-s në Kosovë.

“Këtë mëngjes kam dëgjuar drejtpërdrejt nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë se ata e mirëpresin praninë e më shumë trupave të NATO-s në Kosovë dhe se kanë reduktuar në mënyrë dramatike numrin e trupave serbe përgjatë kufirit të tyre. Ky është një lajm i madh. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani duhet tani zgjedhin një datë për zgjedhjet në veri dhe formimin e Asociacionit”, tha Grenell.

/GazetaSinjali/