Ish-emisari i posaçën amerikan, Richard Grenell, i ka reaguar ashpër Krymeinistrit të Kosovës, Albin Kurtit, të cilit i tha se “je lideri i parë që dënohesh njëzëri nga Demokratët dhe Republikanët” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu Grenell u shpreh se Kurti “ka rrënuar lidhjen e fortë ShBA-Kosovë”.
“Ndihma nga jashtë nuk është e drejtë, megjithatë. Shtetet e Bashkuara mbështesin ata që ne besojmë se po bëjnë përparim në vlerat ameirkane. Ju rrënuat lidhjen e fortë Kosovë-ShBA. Ju jeni lideri i parë që dënoheni njëzëri edhe nga Demokratët edhe Republikanët”, ka shkruar ai.
Grenell nuk u ndal vetëm më kaq. Ai e quajti “problem” edhe heshtjen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, heshtje kjo që Grenell duket se e lexon si miratim.
“Heshtja e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, përbën problem. Hashim Thaçi, kemi nevojë për ty tani”, ka shkruar Richard Grenell në Twitter.
Foreign aid is not a right, though.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) May 27, 2023
The U.S. supports those who we believe are making progress on Western values.
You have ruined the strong US-Kosovo bond. You are the first leader of Kosovo to be condemned by both Democrats and Republicans.@VjosaOsmaniPRKS’s silence is… https://t.co/rrBXUcL1pS