image Grenell: Demokratët duan të numërojnë votat e paligjshme, ata refuzuan të tregojnë ID-në kur votuan

Botë

Grenell: Demokratët duan të numërojnë votat e paligjshme, ata refuzuan të tregojnë ID-në kur votuan

news image

I dërguari special i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka akuzuar kundërshtarët e tij se ka pasur mashtrim me vota në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Gazeta Sinjali.

Grenell  përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se demokratët kanë hezituar të tregojnë letërnjoftimin e tyre kur e kanë hedhur votën.

“Demokratët gjithmonë kanë kundërshtuar të tregojnë ID-në. Demokratët kanë qenë gjithmonë kundër që të tregojnë një ID për të votuar. Tani e dimë pse. Ata duan të numërojnë votat e paligjshme. Kërkesa jonë është të numërojmë vetëm votat LIGJORE”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, deri më tani kandidati demokrat, Joe Biden është duke prirë me 264 vota elektorale, ndërsa Donald Trump me 214. /Gazeta Sinjali/

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1324135325422288899