image Gratë që udhëheqin biznese të vogla përfitojnë nga Programi i Rimëkëmbjes

Biznes

Gratë që udhëheqin biznese të vogla përfitojnë nga Programi i Rimëkëmbjes

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka nënshkruar sot marrëveshjen me përfitueset e bizneseve të vogla të Grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike për vitin 2021.

Hoti këtë e bëri në shënimin e 8 Marsit, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, aktivitet ky që është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Hoti tha se mbështetja për gratë do të jetë e vazhdueshme në mënyrë që ato të krijojnë pavarësi e qëndrueshmëri. Duke uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Hoti ka falënderuar ato për kontributin e pashembullt në familje e shoqëri.

Është ditë kur shprehim mirënjohjen për kontributin e grave. Jemi përballë një situate të vështirë të pandemisë dhe kemi parë që këto norma ndikojnë në jetën e grave dhe vajzave. Ky është kontribut i jashtëzakonshëm për ata që marrin këto shërbime brenda familjes. Pandemia ka ndikuar te bizneset e vogla dhe rrjedhimisht kanë pësuar më shumë nga kjo pandemi”, ka thënë Hoti, përcjell Ekonomiaonline.

Ai më tej ka bërë të ditur se kanë ndarë mjete për 10 strehimore të grave.

“Kjo do të vazhdojë edhe më tutje që të fuqizojmë gratë në ekonomi dhe ta eliminojmë dhunën ndaj tyre. Sivjet kemi dizajnuar masa 4.1 milionë euro që shkon në dy drejtime. Ne sot nënshkruajmë disa prej aplikimeve që janë bërë duke i shpallur përfituesit e fazës së dytë. Po e përmbyllim këtë program ku sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, Kosova është në mesin e 15 vendeve që kishte masa për sigurimin e grave”, deklaroi Hoti. /Gazeta Sinjali/