image Granit Xhaka vazhdon me Arsenalin, nuk largohet as në këtë merkato

Futboll

Granit Xhaka vazhdon me Arsenalin, nuk largohet as në këtë merkato

news image

Granit Xhaka nuk do të largohet nga Arsenali në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit, shkruan Sinjali Sport.

Reprezentuesi i Zvicrës nuk do t’i bashkohet Romës as në këtë merkato, raporton Fabrizio Romano.

Jose Mourinho është fans i madh i Xhakës dhe flitej se në këtë afat kalimtar mund të transferohej te skuadra kryeqytetase e Italisë.

Megjithatë thashethemet nga mediat italiane dolën të pavërteta, pasi mesfushori i Arsenalit do të qëndrojë ende në Londër.

Bisedime momentalisht nuk ka dhe gjërat mbesin ashtu siç janë, me mesfushorin 29 vjeçar që mbetet tek Gunners.

/Gazeta Sinjali Sporti/