image Granit Xhaka vazhdon inatin me Arsenalin

Futboll

Sport/ Granit Xhaka vazhdon inatin me Arsenalin

news image

Festa e tifozëve të Arsenalit për largimin e Granit Xhakës nga fusha në ndeshjen e djeshme, ka bërë që kosovari të vazhdojë inatin edhe më tutje me klubin dhe tifozët, raporton Gazeta Sinjali.

Granit Xhaka i cili përkundër se gjatë ditës së djeshme luajti mjaftë mirë dhe bëri një asisitim për Sokratis, ai u fishkëllye nga tifozët e Arsenalit.

Madje në momentin teksa po dilte nga fusha për t’ia liruar vendin Saka-s, tifozët e Arsenalit në stadium festuan sikur të shënohej gol nga Arsenali.

Kjo nuk i ka pëlqyer Xhakës duke reaguar teksa po dilte nga fusha. Xhaka menjëherë ka hequr fanellën dhe ka shkuar në zhveshtore.

Por, përkundër kësaj Granit Xhaka ashtu si edhe futbollistët e tjerë të Arsenalit, menjëherë pas ndeshjeve komentojnë rezultatin e arritur. Xhaka që rregullisht bënte një postim të tillë nuk e ka bërë ende për ndeshjen e fundit.

Kujtojmë se Emery, trajneri i Arsenalit e quajti veprimin e Xhakës të gabuar. Emery është duke u përballur me kritika të shumta edhe për mos inkuadrimin e Mesut Ozilit, i cili qe 6 ndeshje nuk është përfshirë fare në ekip./Gazeta Sinjali/