Granit Xhaka është njëri ndër futbollistët më të përfolur. Ai po ashtu jashtë fushës, njihet si një bashkëshort dhe baba i përkushtuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Xhaka me anë të rrjeteve sociale bëri të ditur se ka realizuar një tatuazh me shumë domethënie, që iu kushtohet dy personave më të veçantë për të.
Bëhet fjalë për dy vajzat Ayana dhe Laneya, teksa bëri tatuazh në trup emrat e tyre dhe të dhënat e lindjes, përfshirë orën, peshën e gjatësinë.
Ndryshe, Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj kanë mirëpritur vajzën e tyre të dytë, Laneya, më 24 prill të këtij viti.