image Granit Xhaka një nga futbollistët më të rëndësishëm të Arsenalit

Futboll

Granit Xhaka një nga futbollistët më të rëndësishëm të Arsenalit

news image

Futbollisti kosovar, Granit Xhaka po cilësohet aktualisht si një nga futbollistët më të rëndësishëm të Arsenalit, transmeton Sinjali Sport.

Sipas “90Min”, Xhaka është duke kaluar periudhën më të mirë personale me skuadrën e Arsenalit.

Edhe pse kohë më parë kishte probleme me tifozët e klubit, tani Xhaka ka filluar ta rikthejë përsëri dashurinë e tyre.

Madje, nga tifozët e klubit po cilësohet si një nga futbollistët më të mirë që kanë.

Granit Xhaka po vlerësohet për kontributin e tij të madh te skuadra londineze edhe në pozicionin defanziv./Sporti në Sinjali/