image Granit Xhaka mbret i pasimeve, statistikat 'flasin' për të

Futboll

Granit Xhaka mbret i pasimeve, statistikat ‘flasin’ për të

news image

Futbollisti kosovar, Granit Xhaka po arrin të bëjë paraqitje të mira për skuadrën e Arsenalit, shkruan Gazeta Sinjali.

Madje, Xhaka në shumë momente edhe po tregohet vendimtar për skuadrën angleze.

Granit Xhaka këtë sezon siç duket është një nga futbollistët më të mirë të Arsenalit, për saktësi në pasime.

Xhaka deri më tani në këtë sezon ka bërë 1186 pasime e ku 1068 apo 90% prej tyre ishin të sakta.

Mirëpo, në anën tjetër Xhaka gjatë këtij sezoni ka shkaktuar 23 faula dhe është ndëshkuar tre herë me të verdhë dhe një herë me të kuq./Sporti në Sinjali/