Laura Fazliu është eliminuar nga Grand Slami i xhudos që po mbahet në Paris.
Xhudistja kosovare u ndal në raundin e tretë në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Ajo u mposht nga xhudistja nga Mongolia, Gankhaich Bold.
Në garë sot ende janë Akil Gjakova dhe Dardan Cena në kategorinë deri në 73 kilogramë.