Pompa e benzinës “Molika Gas” ka qenë cak i hajnave dje rreth orës 01:45, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë pikë të derivateve kanë hyrë dy persona, të cilët me thikë dhe me sprej kanë kanosur punëtorin e pompës.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se hajnat kanë arritur të marrin nga punëtori rreth 160 euro.
Gashi po ashtu bëri të ditur se punëtori i pompës së derivateve ka marrë lëndime trupore, për çka edhe ka pranuar tretman mjekësor.
Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë edhe me “Molika Gas”, por numri i kësaj kompanie ka qenë i paqasshëm./Gazeta Sinjali/