Një rast i vjedhjes ka ndodhur dje në Gjakovë, ku një xhami është grabitur, raporton Gazeta Sinjali.
Policia bën të ditur se disa persona të panjohur kanë depërtuar në xhami dhe kanë vjedhur para nga arka e kësaj xhamie.
Vlera e parave të vjedhura nuk dihet ende dhe rasti është nën hetime.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje rreth orës 15:10 në Gjakovë./GazetaSinjali/