Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në orët e mëngjesit, në pompën e derivateve ‘Shell’ në Shtime, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se një person i maskuar dhe i armatosur ka arritur ta plaçkit pazarin ditor, rreth 1500 euro, e më pas të largohet në këmbë nga vendi i ngjarjes.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se grabitja u krye nën kërcënimin e një arme, të cilën e mbante gjatë gjithë kohës i dyshuari, duke i kërcënuar dy punëtorët e pompës.
Policia tashmë është njoftuar për rastin pas denoncimit nga kompania dhe kanë nisur kërkimet për ta identifikuar dhe kapur personin e dyshuar.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Grabitje”.