Pika e operatorit telefonik “IPKO” në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë ka qenë cak i hajnave pasditen e djeshme, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson nga burimet brenda prokurorisë se dy persona të maskuar kanë hyrë brenda lokalit dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë grabitur para të gatshme nga një punëtor.
Sinjali merr vesh se shuma e grabitur në këtë pikë është rreth 350 euro./Gazeta Sinjali/