image Grabitje e armatosur në Pejë

Kosovë

Siguri/ Grabitje e armatosur në Pejë

news image

Një grabitje e armatosur ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Pejë. Dy persona dyshohet se kanë grabitur një shumë të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh ka konfirmuar rastin duke thënë se rasti ka përfunduar pa persona të lënduar, ndërsa të dyshuarit gjenden ende në arrati.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se dy persona të panjohur duke e sulmuar fizikisht dhe nën kërcënim të armës i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për lëndime”./Gazeta Sinjali/