image Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Podujevë

Siguri

Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Podujevë

news image

Një pompë e derivateve në fshatin Sveçël në Podujevë ka qenë cak i hajnave rreth orës 04:00 të mëngjesit të së dielës, raporton Gazeta Sinjali.

Aty, Sinjali mëson se katër persona të maskuar kanë kryer grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit.

Një burim brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë i ka thënë Sinjalit se katër të dyshuarit kanë arritur që të grabisin nga punëtori 805 euro para të gatshme dhe cigare në vlerë të 44 eurove.

Punëtori i pompës është dërguar për tretman mjekësor për shkak të një lëndimi që e ka marrë në kokë dhe shqetësimit që i është shkaktuar nga hajnat.

Policia nuk ka arritur ende t’i identifikojë të dyshuarit./Gazeta Sinjali/