image Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Pejë

Siguri

Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Pejë

news image

Një pompë e derivateve në rrugën “Nexhat Basha” në Pejë ka qenë cak i hajnave dje rreth orës 04:50 të mëngjesit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, dy persona të panjohur kanë kryer grabitje nën kërcënimin e armës.

Dy punëtorët e kësaj pompe, të cilët kanë qenë në orarin e punës kur ka ndodhur grabitja, i kanë thënë policisë se të dyshuarit kanë arritur të grabisin para dhe disa pako të cigareve.

Të dyshuarit pasi e kanë kryer bastisjen janë larguar në drejtim të panjohur dhe policia është ende në kërkim të tyre./Gazeta Sinjali/