image Grabitje e armatosur në një barnatore në Prishtinë

Siguri

Grabitje e armatosur në një barnatore në Prishtinë

news image

Punëtorja e një barnatoreje në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë është terrorizuar mbrëmë nga dy persona, të cilët janë futur të maskuar dhe e kanë kërcënuar me armë zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se të dyshuarit kanë hyrë rreth orës 19:00 në këtë barnatore dhe duke e kërcënuar me armë zjarri punëtoren, kanë arritur të vjedhin para të gatshme.

Shuma e vjedhur nga ta, sipas këtyre burimeve, është rreth 300 euro./Gazeta Sinjali/