image Grabitje e armatosur në një barnatore në Gjilan

Kosovë

Siguri/ Grabitje e armatosur në një barnatore në Gjilan

news image

Një person i maskuar nën kërcënimin e armës ka grabitur para nga arka e një barnatoreje në Gjilan, por i njëjti menjëherë është arrestuar nga policia.

Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten është informuar se në Rrugën “Avdullah Tahiri” në Gjilan  ka ndodhur një grabitje e armatosur në një barnatore.

 “Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se rreth orës 22:13 deri sa ajo kishte qenë në vendin e punës (barnatore) një person i dyshuar mashkull i maskuar dhe nën kërcënimin e armës kishte grabitur 280 (dyqind e tetëdhjetë) euro dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, ka njoftuar policia.

Më tutje policia ka njoftuar personi i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë me urdhër të prokurorit./Gazeta Sinjali/