image Grabitje e armatosur, serbi plagos shqiptarin gjatë ikjes

Kosovë

Gjilan/ Grabitje e armatosur, serbi plagos shqiptarin gjatë ikjes

news image

Një shqiptar ka mbetur i plagosur në Livoq të Epërm të Gjilan, pasi është qëlluar me armë zjarri në këmbë nga një serb.

Policia njofton se në ikje e sipër, serbi kishte qëlluar drejt shqiptarit, pasi kishte kryer një vjedhje, shkruan Gazeta Sinjali.

Shqiptari, pasi ka pranuar tretman mjekësor, është liruar për në shtëpi.

Shtetasi serb është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /Gazeta Sinjali/