image Grabitje nën kërcënimin e armës në Pejë, i dyshuari mori 400 euro nga arka

Siguri

Grabitje nën kërcënimin e armës në Pejë, i dyshuari mori 400 euro nga arka

news image

Një grabitje ka ndodhur dje në Pejë, rreth orës 13:21, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, një person ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës, kishte shkuar një person dhe i kishte grabitur 400 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.

GRABITJE- Pejë , 21.10.2021-13:21. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e punës aty kishte shkuar një person i panjohur i maskuar dhe i armatosur i cili nën kërcënim të armës viktimës ia ka grabitur rreth 400 euro para të gatshme dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin“, thuhet në raportin e policisë.

/GazetaSinjali/