image Grabitet nën kërcënimin e armës punëtori i një pike të karburanteve në Pejë

Siguri

Grabitet nën kërcënimin e armës punëtori i një pike të karburanteve në Pejë

news image

Një grabitje ka ndodhur gjatë mëngjesit së djeshëm në një pikë karburanteve në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bën të ditur policia, derisa një person ishte në vendin e tij të punës, një person i panjohur nën kërcënimin e armës ia kishte grabitur paratë që i kishte pasur në kuletë. I dyshuari pasi kishte grabitur paratë ishte larguar.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 06:50 në Pejë.

Njësitë policore janë duke e hetuar rastin./GazetaSinjali/