Një sherr masiv ka ndodhur pak pas mesnate në një prej lokaleve në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Pamjet kur 7 persona janë përfshirë në sherr dhe kanë goditur njëri-tjetrin me gota, ku kanë përdorur edhe armë, janë publikuar.
Në konflikt mes të përfshirëve është edhe një polic 26-vjeçar i komisariatit nr. 1, teksa 3 persona kanë përfunduar në spital. Sipas burimeve, ai ka pasur armën e shërbimit me vete, por nuk është përdorur prej tij.
Ndërkohë, po vijojnë hetimet për individualizimin e përgjegjësisë penale të gjithësecilit prej personave të përfshirë në këtë konflikt, apo identifikimin e personave të tjerë.