Kryetari i Listës Serbe dhe zëvendëskryeministri aktual në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, ka thyer heshtjen zgjedhore duke bërë thirrje për të votuar kandidatin e tyre, Milan Radojeviq, shkruan Gazeta Sinjali.
Këto thirrje ai i bëri pasi njoftoi se janë hapur të gjitha qendrat e votimeve, ai bëri thirrje për qytetarët e Mitrovicës së Veriut të dalin masivisht në zgjedhje dhe ta votojnë kandidatin e tyre.
Kandidati i Listës Serbe, Milan Radojeviq ka shfrytëzuar të drejtën e votës në Mitrovicën e Veriut, i shoqëruar nga udhëheqësit e kësaj partie politike.