Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, mori pjesë në mbledhjen e parë ceremoniale të Qeverisë Kurti 2, shkruan Gazeta Sinjali.
Rakiq u votua për këtë post në mbledhjen e djeshme konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Mirëpo, nga Lista Serbe dje kanë thënë se refuzojnë të marrin pjesë në Qeveri dhe se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, me pretendimet se kësaj partie i takojnë dy ministri./Gazeta Sinjali/