image Google prezanton konkurrentin të Apple AirDrop

Aplikacione

Google prezanton konkurrentin të Apple AirDrop

news image

Versioni përfundimtar i opsionit Nearby Share është në dispozicion për të gjithë përdoruesit.

Shpërndarja do të bëhet në disa faza dhe kompania premton mbështetje deri në disa javë për të gjithë telefonët inteligjentë që funksionojnë me Android 6.0 ose më të lartë.

Nearby Share u krijua për të vendosur një lidhje të drejtpërdrejtë midis dy pajisjeve, e cila lehtëson ndarjen e dokumenteve, përmbajtjes apo skedarëve. Kjo e bën të lehtë ndarjen e një larmie përmbajtjesh siç janë fotot, videot, linkat dhe dokumentet e tjera.

Lidhja midis telefonave inteligjentë është e koduar, duke i dhënë Google kontrollin e plotë mbi informacionin e ndarë me secilin përdorues. /Gazeta Sinjali/