image Google ndalon aplikacionet që ofrojnë "Sugar dating"

Teknologji

Google ndalon aplikacionet që ofrojnë “Sugar dating”

news image

Google play ka vendosur të ndalojë shitjen e aplikacioneve që promovojnë  “Sugar Dating”, apo marrdhënieve seksuale në këmbim të pagesës.

Prej datës 1 Shtatorit, aplikacioni do të ndalojë aktivitetin e “sugar-daddy”, pra meshkujve më të mëdhenj në moshë që kërkojnë vajza të reja për marrëdhënie duke i dhënë para, transmeton Gazeta Sinjali.

Për kritikët ka ndryshim nga prostitucioni, ndonëse ky shkëmbim nuk përfshin gjithnjë marrdhëniet seksuale.

Google ka përditësuar politikat e privatësisë duke i kërkuar krijuesve të aplikacioneve të plotësojnë informacione të hollësishme për të dhënat personale të përdoruesve që aplikacioni i tyre do të mbledhë, përdorë apo t’i shpërndajë ato. /GazetaSinjali/