image Google ka sjellur teknologjinë të cilën Apple e kishte lansuar më 2011

Teknologji

Google ka sjellur teknologjinë të cilën Apple e kishte lansuar më 2011

news image

Google ka shpalosur “Nearby Share”, një teknologji të re për telefonat Android duke ua lehtësuar përdoruesve dërgimin e fotografive, gjë që është e ngjashme me opsionin “AirDrop” të Applet në Iphone, Mac e Ipad.

Mirëpo, Apple kishte lansuar “AirDropin” në vitin 2011.

Veçoria do të nisë së funksionuari në pajisjet Android me “Google Pixel” dhe telefonat e Samsungut.

Për ta përdorur këtë duhet të zgjidhet përmbajtja që doni ta shpërndani dhe të zgjidhet opsioni i bartjes “së afërme”. Gjithashtu mund të dërgohen përmbajtje në formë anonime apo të bëni veten të padukshëm, nëse nuk dëshironi të merrni pajisje.

Sipas kompanisë, kjo do të jetë në dispozicion edhe për Chromebooks në muajt e ardhshëm. /Gazeta Sinjali/