Gjatë këtij muaji, Google do të bllokojë tre nga aplikacionet më të përdorura në telefonat Android, shkruan Gazeta Sinjali.
Google ka vendosur që të bllokojë, Youtube, Gmail dhe Maps, shërbime këto që nuk do të jenë në Android 2.3.
Ky bllokim i tre aplikacioneve nga Google do të vijë për çështje privatësie, duke prekur kështu një numër të madhë të njerëzve.
Çdo pajisje që operon me Android 2.3, paisje kjo e cila u lançua në fund të 2010, do të bllokohet nga qasja në aplikacione nga 27 Shtatori. /GazetaSinjali/