image Golden Eagle Ylli e fiton ndeshjen ndaj Trepçës

Basketboll

Sport/ Golden Eagle Ylli e fiton ndeshjen ndaj Trepçës

news image

Golden Eagle Ylli e ka fituar ndeshjen ndaj Trepçës me rezultat 88:77, në kuadër të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Dj Hanes ishte basketbollisti më i miri te Trepça me 26 pikë, gjashtë kërcime dhe tetë asistime, kurse te skuadra e Yllit u dalluan Alante Fenner me 21 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime, Samir Zekiqi me 20 pikë, dhjetë kërcime e katër asistime, si dhe Jameel McKay me 18 pikë e 15 kërcime.

Trepça ka dy fitore dhe tetë humbje, ndërsa Golden Eagle Ylli shtatë fitore dhe tri humbje./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/KBYLLI/photos/a.1468597326753288/2519247208354956/?type=3&theater