Klubi Golden Eagle Ylli në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës do të organizojnë ndeshje humanitare për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Takimi mes Përfaqësusesues së Kosovës dhe Yllit, siç njofton ky i fundit, do të zhvillohet sonte në Therandë, në palestrën ‘13 Qershori’ nga ora 19:00.
Ndeshja është me karakter humanitar dhe të gjitha të hyrat nga biletat e kësaj ndeshje, organizatorët kanë thënë se do të shkojnë për familjarët e të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.
Adhuruesit e basketbollit në Therandë do të kenë mundësi të shohin një ndeshje atraktive, por edhe të kontribuojnë për familjarët e të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.
Ekipi i Kosovës do të përbëhet nga lojtarët e Superligës, derisa trajner do të jetë Bujar Loci.
Sipas klubeve, rezultati në këtë ndeshje është në plan të dytë, ndërsa primare do të jetë ndihma ndaj familjeve shqiptare që kanë nevojë.
Kujtojmë që nga tërmeti i 26 nëntorit mbetën të vdekur 51 persona, mbi 900 të tjerë janë lënduar dhe mijëra të tjerë janë larguar nga zona e Durrësit, për t’u strehuar në Kosovë. /Gazeta Sinjali/