Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA duket se ka harruar se brenda saj janë 55 anëtarë.
Në këtë kohë pandemie, UEFA nuk e ka ndihmuar ende asnjë skuadër për të përballuar gjendjen e rëndë ekonomike, transmeton Gazeta Sinjali.
Edhe pse kanë mbajtur disa video konferenca, UEFA ende nuk ka dal me ndonjë donacion për të mbështetur skuadrat në Evropë.
Përkundër që UEFA po mendon që sa më shpejtë ta rikthej futbollin, ajo nuk po e mendon më të keqen, anulimin e sezonit ne liga dhe kolapsin ekonomik në disa ekipe./Gazeta Sinjali/