image Goditje e rëndë për futbollin, ja se çka do të ndodh me finalen e Ligës së Kampionëve

Futboll

Futboll/ Goditje e rëndë për futbollin, ja se çka do të ndodh me finalen e Ligës së Kampionëve

news image

Gjatë ditës së sotshme, UEFA mbajti një video-konferencë me 55 vendet antare, ku mori disa vendime të rëndësishme në lidhje me garat e futbollit.

Sa i përket Ligës së Kampionëve, mediumi angleze ‘Independente’ mëson që ndeshjet e Ligës së Kampionëve do të luhen pa tifozët, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas këtij mediumi, edhe finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet pa tifozë. E njëjta vlen edhe për finalen e Evropa Ligës.

Ndeshjet në këto dy kompeticione pritet të vazhdojnë nga muaji qershor.

UEFA vendosi sot që asnjë ndeshje nuk do të luhet në muaji prill dhe maj./Gazeta Sinjali/