image Goditi 11 herë me thikë pronarin e lokalit, burg të përjetshëm për autorin

Botë

Siguri/ Goditi 11 herë me thikë pronarin e lokalit, burg të përjetshëm për autorin

news image

Një 35 vjeçar në Britani u dënua me burgim të përjetshëm pasi vrau me thikë një person tjetër në 11 gusht 2019.

Vrasësi, Lee Albbott shkoi në klubin në pronësi të Christian Thorton, ku pasi e kërcënoi, ai nxorri nga çanta e shpinës një thikë dhe e qëlloi 11 herë në stomak duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamera e sigurisë. Pas hetimeve të policisë rezultoi se Albbot ishte në gjendje të dehur.

Akoma më flagrante ishte fakti se ai e pranoi për policinë në vendngjarje se e kishte vrarë ai. Dëshmia e tij u regjistrua nga kamerat e oficerëve.

Daily Mail bën me dije se në kur Albbott u transportua në komisariat, ai i mohoi të gjitha akuzat e vrasjes duke mohuar kështu dhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Gjykata vendosi dënimin me burg të përjetshëm dhe nuk mund ta dërgojë atë për apelim pa kryer të paktën 28 vite burg. /Gazeta Sinjali/