image Goditet nga vetura një vajzë në Pejë, dërgohet me emergjencë në QKUK

Sinjalizime

Goditet nga vetura një vajzë në Pejë, dërgohet me emergjencë në QKUK

news image

Një vajzë (emër i njohur për redaksinë) është goditur sot nga një veturë në fshatin Nabërgjan të Pejës.

Një sinjalizues ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se ajo ka qenë duke zbritur nga autobusi kur është goditur nga vetura.

Sinjalizimin e Gazetës Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cila tha se e lënduara është dërguar në Spitalin e Pejës, për t’u bartur më pas në QKUK.

“Po, mund të konfirmoj se sot rreth orës 13:30 në fshatin Nabërgjan të Pejës ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një këmbësori. Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i lënduar është dërguar në Spitalin e Pejës, për shkak të natyrës së lëndimeve ajo është dërguar në QKUK në Prishtinë”, tha Rugova./Gazeta Sinjali/