image Goditet nga automjeti një këmbësor në Suharekë

Siguri

Goditet nga automjeti një këmbësor në Suharekë

news image

Një këmbësor është lënduar pasi që është goditur nga një automjet, dje në mëngjes, rreth orës 07:02, në fshatin Shirokë të Suharekës, raporton Gazeta Sinjali.

Për shkak të lëndime të marra, policia njofton se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, shkaktar i aksidentit ishte pakujdesia e drejtuesit të automjetit.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull/kosovar derisa drejtonte automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull/kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta Sinjali/