Një këmbësor është lënduar pasi që është goditur nga një automjet, dje në mëngjes, rreth orës 07:02, në fshatin Shirokë të Suharekës, raporton Gazeta Sinjali.
Për shkak të lëndime të marra, policia njofton se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, shkaktar i aksidentit ishte pakujdesia e drejtuesit të automjetit.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull/kosovar derisa drejtonte automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull/kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta Sinjali/