image Sulmohet një person në Gjilan, pëson lëndime të rënda pasi u godit me dru në kokë

Siguri

Sulmohet një person në Gjilan, pëson lëndime të rënda pasi u godit me dru në kokë

news image

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur me dru në kokë nga një person pas një mosmarrëveshjeje verbale në Gjilan.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën ‘Muharrem Ibrahimi’ në Gjilan.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë në Gjilan kanë bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Sinjali/