Liverpooli është goditur nga lajmi për mungesën e gjatë të sulmuesit të tyre, Luis Diaz.
Sulmuesi kolumbian u lëndua rëndë në sfidën e së dielës ndaj Arsenalit, në të cilin klubi i The Reds e humbën me rezultat 3-2.
Diaz pritet të mungojë deri në 10 ndeshje, dhe do të humbasë pjesën e mbetur të vitit 2022, kanë konfirmuar mediat angleze.
Liverpool aktualisht gjendet në një krizë rezultatesh, duke u pozicionuar në pozitën e 10-të me me 10 pikë të mbledhura në 8 ndeshje të zhvilluara këtë edicion.
‘Reds’ ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojnë ndaj kampionit në fuqi, Manchester Cityt.