image Luis Diaz ka kryer testet mjekësore te Liverpooli, mungon vetëm zyrtarizimi

Futboll

Luis Diaz ka kryer testet mjekësore te Liverpooli, mungon vetëm zyrtarizimi

news image

Liverpool thuhet se ka arritur marrëveshje me Porton për shërbimet e Luis Diaz.

Raportime të shumta nga gazetarët britanik dhe portugez, bëjnë me dije se skuadrat kanë arritur marrëveshje për transferimin e Diaz në Liverpool.

“The Reds” raportohet se do të paguajnë 45 milionë euro plus 15 milionë të tjera në formë bonusesh për Porton.

Siç raporton gazetari i njohur, Paul Joyce, Diaz ka arritur në Liverpool për të kryer testet mjekësore.

Zyrtarizimi i tij te skuadra angleze duket të jetë vetëm çështje kohe.

/Gazeta Sinjali Sporti/