image Goditet Biden, një republikan fiton garën në Virginia

Botë

Goditet Biden, një republikan fiton garën në Virginia

news image

Republikani Glenn Youngkin është zgjedhur guvernator i ardhshëm i Virginias. Ai ishte 2.1 pikë përpara demokratit Terry McAuliffe, me 99% të votave të numëruara.

McAuliffe, shërbeu si guvernator nga 2014-18.

Votimi është parë gjerësisht si një referendum për presidencën e Joe Biden dhe humbja do të nervozojë demokratët. Biden fitoi me 10 pikë në Virginia në zgjedhjet presidenciale vetëm një vit më parë.

Në një fjalim për përkrahësit e tij, Youngkin premtoi se do të hynte në punë menjëherë për të transformuar shtetin.

Ne punojmë në kohën reale të njerëzve, jo në kohën e qeverisë”, deklaroi republikani, shkruan BBC.

Guvernatori aktual demokrat i shtetit, Ralph Northam, nuk mund të kandidonte për rizgjedhje pasi Virginia nuk i lejon guvernatorët të shërbejnë në mandate të njëpasnjëshme. /GazetaSinjali/