image “Glauk Konjufcën nuk e heqim” – zbulohet letra e Vetëvendosjes që ia dërgoi LDK-së

Kosovë

Koalicoin/ “Glauk Konjufcën nuk e heqim” – zbulohet letra e Vetëvendosjes që ia dërgoi LDK-së

news image

Lëvizja Vetëvendosje, i ka dërguar para pak minutave një letër Lidhjes Demokratike të Kosovës, lidhur me mundësinë për koalicionin e mundshëm.

Burime të Gazetës Sinjali brenda LDK-së, kanë bërë të ditur se në këtë letër VV i ka treguar LDK-së do të vazhdojë të insistojë ta mbajë postin e kryeparlamentarit.

Madje në këtë letër të gjatë që është dërguar para pak minutave në selinë e LDK-së, VV shprehet e bindur se nuk do të bëjë ndonjë lëvizje me postin e kreyparlamentarit.

Më tutje Sinjali merr vesh se LDK është mbledhur dhe ka diskutuar për këtë çështje, por që qëndrimi i LDK-së pritet të jepet gjatë ditës në vazhdim.

Kujtojmë se dje Mustafa kishte paralajmëruar edhe një takim të fundit me Albin Kurtin për koalicion, ndërsa i kishte dërguar edhe një ofertë.

Në ofertë LDK hidhte poshtë çdo mundësi për rritjen e numrit të ministrive dhe se postin e kryeparlemntarit t’i takonte LDK-së deri në marrjen e postit të presidentit./Gazeta Sinjali/