Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka shkarkuar 14 konsuj në ambasadat e Kosovës nëpër shtete të ndryshme.
Njoftimin për shkarkimin e konsujve, ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.
Konsujt e shkarkuar nga Konjufca janë si në vijim:
Xheraldina Rexhepi – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë/Austri;
Festim Lushtaku – Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Tiranë/Shqipëri;
Kadri Balaj – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Podgoricë/Mali i Zi;
Henor Pakashtica – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje/Bullgari;
Xhavit Gerbeshi – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Duseldorf/Gjermani;
Ngadhnjim Makolli – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kanberra/Australi;
Ramiz Ismajli – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi/EBA;
Ismet Hajdini – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë/Çeki;
Modesta Imeri – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington/Shtetet e Bashkuara të Amerikës;
Eshref Haxhiu – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Doha/Katar;
Kadri Gërvalla – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart/Gjermani;
Lutfi Bilalli – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt/Gjermani;
Liridon Sadrija – Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës se Kosovës në Hamburg/Gjermani;
Diellza Hoti – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në EBA. /Gazeta Sinjali/