image Glauk Konjufca nuk e votoi veten për kryetar të Kuvendit

Kosovë

Konstituimi/ Glauk Konjufca nuk e votoi veten për kryetar të Kuvendit

news image

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është zgjedhur sot kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Konjufca u votua nga 75 deputetë për t’u zgjedhur në postin e kryetarit të Kuvendit. 27 deputetë votuan kundër. 6 deputetë abstenuan, dhe çuditërisht në mesin e tyre ishte edhe vetë Konjufca, shkruan Gazeta Sinjali.

Ashtu siç kërkonte Kushtetuta, LVV si grupi më i madh parlamentar e propozoi Konjufcën për kryetar të Kuvendit.

Kuvendi zgjodhi edhe nënkryetarët nga partitë tjera shqiptare. Përveç Arbërie Nagavcit (LVV) që u zgjodh nënkryetare, të njëjtin post e morën edhe Kujtim Shala i LDK-së e Memli Krasniqi i PDK-së. /Gazeta Sinjali/