image Glauk Konjufca për gazetën gjermane nuk thotë se Kosova do të bashkohet me Shqipërinë

Kosovë

Deklaratë/ Glauk Konjufca për gazetën gjermane nuk thotë se Kosova do të bashkohet me Shqipërinë

news image

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ndodhet në Stuttgart të Gjermanisë me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka folur për gazetën gjermane “Stuttgarter Zeitung”, i cili për bashkimin me Shqipërinë ka thënë se nuk e parashikon të ardhmen dhe se nuk ka dijeni se çfarë do të ndodhë dekadën e ardhshme.

“Nuk mund ta parashikoj të ardhmen, nuk e di se çka ndodhë pas disa dekadave. Tani është me rëndësi t’i thellojmë raportet e mira. Për këtë po punojmë”, është shprehur Konjufca.

Gjithashtu, Konjufca ka theksuar se ekziston një fushatë agresive e Serbisë ndaj Kosovës për tërheqjen e njohjes si shtet.

“Qeveria jonë ka nisur punën më 4 shkurt. Politika e jashtme viteve të fundit ka qenë në krizë të madhe. Kemi një fushatë agresive të Serbisë, e cila ka për qëllim që vendet të tërheqin njohjen e Kosovës. Bëhet fjalë për 15 shtete, shumica në hapësirën e Paqësorit dhe në Afrikë”, ka thënë ai./ Gazeta Sinjali/