Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca sot ka nënshkruar peticionin për organizim të zgjedhjeve në Kosovë.
Sipas Konjufcës, vendi duhet të ketë zgjedhje sepse janë zgjidhja e vetme për të ecur përpara, transmeton Gazeta Sinjali.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës janë të bindur se cili është lloji i qeverisjes që i duhet vendit, prandaj zgjedhjet janë qëllimi ynë politik, sepse zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për të ecur përpara. Prandaj i ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin për zgjedhje të reja në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri tani”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/.