image Gjysmëfinalja e LK: Ky është rekordi i Guardiolas ndaj Real Madridit

Futboll

Gjysmëfinalja e LK: Ky është rekordi i Guardiolas ndaj Real Madridit

news image

Real Madridi dhe Manchester City do të përballen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për edicionin 2021-22.

Madrilenët do ti vizitojnë kampionët e Anglisë në ndeshjen e parë e cila zhvillohet në Etihad Stadium, të martën mbrëma, teksa ndeshja kthyese zhvillohet një javë më vonë në Etihad.

Pep Guardiola do të takohet edhe njëherë tjetër me Real Madridin.

Spanjolli tashmë ka ndeshje të shumta të menaxhuara ndaj madrilenëve, si një trajner i Barcelonës e Bayernit në të kaluarën, e së fundi tani edhe si trajner i Man Cityt.

Takimi i tij i parë me Real Madrid ndodhi më 12 dhjetor 2008 dhe rezultoi të ishte një ngjarje e paharrueshme për të pasi blaugranasit fituan 2-0 në Camp Nou.

Përplasja e dytë e Guardiolës me madrilenët ishte edhe më argëtuese, me një fitore mahnitëse 6-2 të shijuar në Santiago Bernabeu në maj 2009.

Ai mori pikët maksimale nga pesë ndeshjet e tij të para në La Liga kundër kundërshtarëve të vjetër nga kryeqyteti spanjoll dhe pësoi humbje kundër tyre vetëm në dy raste në 15 ndeshje si trajner i Barçës.

Sa ishte trajner i Bayernit, Guardiola u ndesh dy herë me Real Madridin, që ishte pikërisht në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, në sezonin 2014/15 teksa trajner i galaktikëve ishte Carlo Ancelotti, i cili edhe tani ndodhet në stolin madrilen.

Spanjolli i kishte humbur të dyja ato ndeshjet, me humbjen 1-0 si mysafir në ndeshjen e parë, dhe gjashtë ditë më vonë humbje tmerruese 4-0 në Allianz Arena.

Tek Manchester City, Guardiola u takua gjithashtu dy herë me Real Madridin, por këtu triumfoi spanjolli në të dyja ndeshjet duke u kualifikuar tutje.

Man City dhe Real Madridi u ndeshën në sezonin 2019/20 në raundin e 16-të, ku “Qytetarët” fituan ndeshjen e parë me rezultat 2-1 si mysafir, teksa me po të njëjtin rezultat mposhtën edhe në shtëpi një javë më vonë.

Në total, Pep Guardiola ka zhvilluar 19 ndeshje ndaj Real Madridit, duke fituar 11 ndeshje, barazuar katër dhe humbur katër të tjera.

Ndërsa vetëm në Ligën e Kampionëve, ai ka tri fitore, dy humbje dhe një barazim ndaj madrilenëve.

/GazetaSinjaliSport/