image Gjysmëfinalisti i parë i Evropianit është Spanja, pasi triumfuan përmes penaltive ndaj Zvicrës

Futboll

Gjysmëfinalisti i parë i Evropianit është Spanja, pasi triumfuan përmes penaltive ndaj Zvicrës

news image

Çerekfinalja e parë në Kampionatin Evropian përfundoi mes Zvicrës dhe Spanjës, shkruan Sinjali Sport.

Kombëtarja e Spanjës fitoi përmes penaltive, duke i realizuar tre penalti, ndërsa përfaqësuesja e Zvicrës e realizoi vetëm një penalti.

Kjo përballje para se të vije në penalti, u mbyll 1-1 në 120 minutat e kohës së rregullt.

Xherdan Shaqiri realizoi golin e barazimit, pas një gabimi në mbrojtje të cilin e shfrytëzuan zviceranët.

Denis Zakaria pas një devijimi nga goditja e Jordi Albas shënoi autogol.       

Helvetët në këtë takim luajtën pa liderin e ekipit Granit Xhakën, i cili do mungoj për shkak të kartonëve, kurse kapiten në këtë ballafaqim ishte Xherdan Shaqiri.

Në gjysmëfinale kombëtarja e Spanjës e pret fituesin e ndeshjes Belgjikë – Italisë.

/Gazeta Sinjali Sporti/