image Gjysmë milioni persona të infektuar me COVID-19 në këtë shtet

Botë

Gjysmë milioni persona të infektuar me COVID-19 në këtë shtet

news image

Spanja është kthyer në shtetin e parë të Evropës Perëndimore që ka regjistruar më shumë se gjysmë milioni persona të infektuar me koronavirus, ndërkohë që rriten shqetësimet për shtim të të infektuarve edhe në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Aktualisht autoritetet spanjolle kanë raportuar për 525,549 persona të prekur nga COVID-19.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së Spanjës, ky shtet ka regjistruar, 49,716 raste të reja me COVID-19, vetëm javën e kaluar.

Prej tyre, 237 persona kanë vdekur.

Rreth një e treta e rasteve të reja dhe vdekjeve janë raportuar në Madrid. /Gazeta Sinjali/